A ka kush i del para Besa Famiglias?

Sporti

A ka kush i del para Besa Famiglias?

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 16:19

Besa Famiglia në hendboll (meshkuj) është forcë në Kosovë si Bayerni në futboll në Bundesliga I. Besa në 11 ndeshje ka shënuar po aq fitore dhe nuk ka kush që i del para deri më tash. Ata besojnë se pjesën vjeshtore do ta përfundojnë pa asnjë humbje dhe me të gjitha fitore, duke shënuar një rekord për hendbollin tonë. Kryetrajneri Arben Muqolli po bën një punë të shkëlqyeshme dhe ka ndërtuar një ekip të pamposhtur deri më tash. Pejanët në javën e 12-të do të luajnë si mysafir i Dritës nga Gjilani dhe pret fitore.

Në javën e 12-të takohen, e diel: Drita-Besa Famiglia (13.30), Samadrexha-Vëllaznimi (17.00) dhe të hënën (me 30 nëntor): Zhegra-Trepça (17.00), ndërsa Vushtrria-Kastrioti e Prishtina-Drenica janë shtyrë për datën 2 dhjetor. Besa kryeson në klasifikim me 22 pikë, duke lënë pas Prishtinën me 18 pikë etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat