Cilat janë arsyet që u shty derbi i madh i Kosovës?

Sporti

Cilat janë arsyet që u shty derbi i madh i Kosovës?

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 16:09

Peja dhe Sigal Prishtina, dy ekipet më të mira në vend, por nuk do të ballafaqohen mes vete në këtë fundjavë, por e kanë shtyrë sfidën për javën që vjen. Pejanët janë në krye të tabelës me 14 pikë ose me 7 fitore rresht, kurse Sigal Prishtina është në vend të katërt me 11 pikë në Superligën e Kosovës në basketboll, por ka një takim më pak ose ka 5 fitore e 1 humbje. “KB Peja-KB Sigal Prishtina shtyhet për një javë! Ju njoftojmë se ndeshja ndërmjet KB Peja dhe kampionëve aktual të Kosovës, KB Sigal Prishtina që do të duhej të zhvillohej këtë fundjavë dhe i takon xhiros së XI të Superligës, është shtyrë për fundjavën tjetër. Ndeshja zhvillohet me 5 dhjetor në Pejë”, thuhet në faqen e facebookut të KB Sigal Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat