Xavi: Ky është futbollisti më i mirë në histori

Sporti

Xavi: Ky është futbollisti më i mirë në histori

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 16:08

Legjenda e Barcelonës, Xavi, ka thënë se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në histori.

Ish mesfushori i Barcelonë, Xavi, nuk ka dyshime.

Ai ka thënë se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në histori.

Xavi beson se argjentinasi është duke u përmirësuar vazhdimisht. Dhe, tani nuk sheh ndonjë rival për të.

“Messi është përmirësuar gjithmonë, vit pas viti”, deklaroi Xavi.

“Nga fillimi i karrierës së tij si profesionist në Barcelonë si 17-18 vjeç. Çdo vit ai arrin diçka më shumë. Unë mendoj se është futbollisti më i mirë në histori të këtij sporti”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat