Çfarë thotë UEFA për takimin Armeni-Shqipëri?

Sporti

Çfarë thotë UEFA për takimin Armeni-Shqipëri?

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 15:13

UEFA ka reaguar në lidhje me lajmet e fundit që kanë pushtuar mediat ndërkombëtare, sipas te cilave ndeshja Armeni–Shqipëri, që mundësoi kualifikimin direkt te Kombëtares shqiptare në Euro 2016, ka qenë e kurdisur.

Ishte presidenti i Federatës Armene të Futbollit, Ruben Hayrapetyan, ai i cili i dha këto deklarata që tani ka ngjallur debate dhe diskutime.

Në lidhje me këtë çështje dhe aludimet e bëra në mediat daneze, "Panorama Sport" kontaktoi me UEFA-­n me anë të një korrespondence elektronike me zyrën e shtypit të këtij institucioni.

UEFA ka sqaruar se, çdo ndeshje e garës evropiane është nën vëzhgim, si dhe çdo takim i dy ligave të para të 54 federatave anëtare të këtij organizmi.

E pyetur nëse do të ketë një hetim për sfidën që i dha kualifikimin Shqipërisë, pas deklaratave të presidentit të Federatës Armene të Futbollit, Hayrapetyan, ky institucion ka shmangur konfirmimin për nisjen e hetimeve.

"UEFA monitoron të gjithë ndeshjet e garave të UEFA-s, si dhe të dy ligave të para të 54 federatave që janë anëtare të saj, ku çdo sezon rezultojnë në rreth 32 000 të tilla. Në terma të përgjithshëm, ne nuk japim detaje për asnjë investigim nëse nuk ka një çështje disiplinore të hapur ose një vendim zyrtar", ka qenë përgjigja e institucionit europian të futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat