Valbuena thyen heshtjen: Atë që më bëri Benzema, s'do ia bëja as armikut

Sporti

Valbuena thyen heshtjen: Atë që më bëri Benzema, s'do ia bëja as armikut

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 11:40

Mathieu Valbuena thyen heshtjen dhe sulmon Karim Benzema në lidhje me skandalin me sfond seksual që ka ndezur prej javësh Francën.

Sulmuesi i Realit të Madridit akuzohet se ka qenë pjesë e shantazhit që i është bërë futbollistit të Lyonit për të paguar 150 mijë Euro në mënyrë që të mos i publikohej një video erotike ku Valbuena shfaqej në shoqërinë e partneres së tij.

“Jam shumë i zhgënjyer nga sjellja e Benzema. Atë që më bëri mua, unë s’do t’ia bëja armikut tim më të madh. Ato çfarë ka thënë Karim tregojnë mungesë respekti ndaj meje. Me duket sikur më ka marrë për një të çmendur. Nuk mund ta mbroj atë që s’mund të mbrohet.”

Fillimisht Valbuena kishte tentuar t’i hidhte poshtë akuzat ndaj Benzema, duke e pranuar se sulmuesi i Realit të Madridit kërkonte thjesht ta mbronte nga shantazhuesit. Por më pas 31-vjeçari e pranoi se indirekt një nga miqtë e tij më të afërt, sikurse e konsideronte lojtarin e Realit të Madridit, i kishte kërkuar para.

Hetimet për këtë çështje vazhdojnë dhe nëse Benzema shpallet fajtor rrezikon deri në 5 vjet burg. Ndërkohë në bisedat e përgjuara që zotërohen nga autoritet franceze përmendet edhe emri i futbollistit të Manchester City-t, Samir Nasri, por nuk jepen detaje të tjera për një përfshirje të mundshme të tij në këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat