Ofertë e çmendur për Messin

Sporti

Ofertë e çmendur për Messin

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 10:55

Këto janë shifrat e çmendura që pronarët e Manchester City-t i ofrojnë Lionel Messit që të transferohet në Premier League. “The Sun” këmbëngul se sulmuesi argjentinas dhe përfaqësuesit e tij ligjorë prej muajsh po marrin në konsiderarë mundësinë e largimit nga “Camp Nou”, pasi oferta financiare që vjen nga Citizens është e parezistueshme. Katër herë fituesi i “Topit të Artë” ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2018 me një klauzolë largimi 250 milionë euro, por drejtuesit e Manchester City-t besojnë që marrëveshja mund të arrihet për 120 milionë Paund. Nëse transferohet në “Etihad Stadium”, sipas përllogaritjeve të “The Sun”, 28-vjeçari mund të përfitojë përveç pagës, 32 milionë Paund në vit nga të drejtat e imazhit dhe bonuset.

Prioriteti i Barcelonës për momentin është rinovimi i kontratës së Neymar dhe këtë lëvizje pas sipas “The Sun”, Messi nuk e sheh me sy të mirë, pasi i druhet faktit që sulmuesi brazilian, i cili shkëlqeu përkrah Suarezit gjatë kohës kur ai mungoi, mund të fitojë më shumë popullaritet.

Një tjetër arsye e rëndësishme që mund ta shtyjnë Messin të kërkojë largimin nga Barcelona lidhte me faktin që ai dhe babai i tij kanë patur probleme të vazhdueshme me tatimet në Spanjë. Te Manchester City besojnë se nëse arrijnë të bindin Messin, nuk do të jetë e vështirë për të arritur marrëveshjen edhe me Pep Guardiolën, i cili e ka pikë të dobët sulmuesin më të cilin fitoi gjithçka në “Camp Nou”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat