Ja ku mund të kthehet Behrami

Sporti

Ja ku mund të kthehet Behrami

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 10:52

Mesfushori i Përfaqësueses së Zvicrës iu ka bashkuar Watfordit në Ligën Premier, por që nuk po arrin të ambientohet në Londër dhe është duke menduar largimin.
Mediat italiane kanë raportuar se Napoli është duke shqyrtuar mundësinë e huazimit të Behramit gjatë janarit me mundësi blerje në fund të vitit.
Skuadra e Sarrit është në luftë për titull dhe dëshirojnë përvojën e Behramit në mesfushë për t’iu ndihmuar rreth objektivave që kanë.
Mbetet të shihet nëse Watford do të lejoj huazimin e mitrovicasit apo do të dëshirojë shitjen komplete të tij.
Kujtojmë që Behrami ka veshur edhe më parë fanellën e Napolit për dy vite nga viti 2012 deri më 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat