Mbrojtësi i Barcelonës i pakënaqur me Enriquen

Sporti

Mbrojtësi i Barcelonës i pakënaqur me Enriquen

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 23:47

Marc Bartra është i dëshpëruar pasi që nuk po i jepet rasti të luaj në shumë ndeshje dhe ka një minutazh shumë të vogël, edhe pse thekson se në Barcelonë konkurrenca është shumë e madhe për tu aktivizuar në të gjitha ndeshjet.
Mbrojtësi i Barcelonës, Marc Bartra, shpreson se do të ketë më shumë minutazh nga trajneri Luis Enrique.

Bartra ka zhvilluar 11 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat, shumicën prej tyre nga banka rezervë, teksa ka shënuar një gol në La Liga.

“Unë jam duke u stërvitur shumë dhe jam në dispozicion të trajnerit. Për momentin nuk jam i lumtur pasi nuk po kam shumë minuta, por shpresoi që kjo do të ndryshojë. Megjithatë nuk duhet harruar se kemi një skuadër përplot me yje. Kam folur me Luis Enriquen për këtë. Çka kemi folur? Është diçka personale mes lojtarit e trajnerit dhe asnjëherë nuk duhet të dali në shesh”, ka thënë Bartra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat