Josa: Mund ta kishim goditur Besiktasin

Sporti

Josa: Mund ta kishim goditur Besiktasin

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 23:45

I kënaqur nga paraqitjet e skuadrës ndaj Besiktasit në Europa League, por disfata 2-0 në Stamboll i la shije të hidhur trajnerit Mirel Josa. Kjo për faktin se Skënderbeu u ndëshkua nga pakujdesitë në situatat e lojës. Në nivele të tilla janë pikërisht detajet ato që bëjnë diferencën.

“Luajtëm një pjesë të parë me nivel shumë të lart, gjatë së cilës Besiktasi na rrezikoi vetëm dy herë, ku në rastin e dytë na shënuan edhe golin, ku duhej të kishim qenë më të kujdesshëm në markimin në zonën tonë”.

Skënderbeu krijoi rastet e tij, e madje mund të kishte barazuar me Salihin, Olayinkan e Latifin. Sipas Josës, nëse rastet e krijuara do të ishin shfrytëzuar, gjigandët turq do të kishin mjaft probleme.

“Gjithshtu mund ta kishim goditur Besiktasin me Salihin dhe Olayinkën. Kur po sulmonim, erdhi edhe goli i dytë që i vuri kapakun ndeshjen. Më tepër mundësi i dhamë Besiktasit të na godiste në ndeshjen e parë, sesa në këtë sfidë. Nëse do të kishim barazuam me Latifin do të kishte qenë shumë e vështirë për besiktasin”.

Besiktasi është në garë për kualifikimin në Grupi H me Lokomotivën e Moskës, rivalët e radhës së Skënderbeut. Josa i premton turqve se do provojë ti ndihmojë kundër rusëve, edhe për tu hakmarrë për thirrjet raciste në ndeshjen e parë.

“Normal që Besiktas ishte favorit për të fituar. I uroj të dalin kampionë të Turqisë. Kemi edhe një ndeshje me Lokomotivën dhe premtoj që do ta vlerësojme maksimalisht, qoftë për të rritur autoritetin e skuadrës, por edhe individualitetet për të shkruar më lartë si prestigj skuadre në sezonin tonë të parë në Europë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat