Lajm i keq për Interin: Ky mesfushor mungon ndaj Napolit

Sporti

Lajm i keq për Interin: Ky mesfushor mungon ndaj Napolit

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 23:16

Geoffrey Kondogbia mund të mungojë në ndeshjen e fundjavës ndaj Napolit
Mesfushori i Interit, Geoffrey Kondogbia, është në dyshim për ndeshjen kryesore të kësaj jave ndaj Napolit.

Interi, që prin në Serie me dy pikë më shumë se Napoli, të hënën udhëton në San Paolo për t’u përballur me napolitanët.

Lajmin se Kondogbia mund të mos luaj në këtë ndeshje e ka bërë të ditur InterNews, që kanë thënë se lojtari ka një lëndim në ije.

Francezi u transferua te Interi për 40 milionë funte nga Monaco. Ai deri më tani ka shënuar vetëm një gol në 13 paraqitje për klubin italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat