Danimarka: Shkojmë në Europian në vend të Shqipërisë

Sporti

Danimarka: Shkojmë në Europian në vend të Shqipërisë

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 20:38

E kemi parë edhe herë tjetër, kur danezët i lanë pushimet për të shkuar në një Europian, madje e fituan atë.

Ndodhi në vitin 1992, danezët shpresojnë të ndodhë sërish.

Kështu shkruajnë disa portale të huaja.

World Soccer thotë se kreu i Federatës Armene të Futbollit thonë se ndeshja kundër Shqipërisë ka qenë e manipuluar.

Ruben Hayrapetian thotë se disa nga lojtarët e “kanë tradhtuar” kombëtaren.

“Edhe trajneri më i mirë në botë të ishte, sërish ajo ndeshje do ishte fituar nga shqiptarët,” thotë ai, duke premtuar se do gjejë prova për shitjen e ndeshjes.

Disa nga tabloidët danezë kanë nisur t’i bëjnë presion UEFA-s që të nisë hetimet, duke theksuar se kjo është një akuzë shumë e rëndë.

Jyllands Posten shkruan se akuzat e bëra janë të besueshme.

Sipas një gazetari armen, presidenti është një njeri i besueshëm.

“Ai nuk është një i çmendur që bërtet pa asnjë arsye. Nuk e vë në dyshim integritetin e tij,” tha Suren Musayelyan.

“Ai thotë se mund të gjejë prova për këtë. Nëse ka ndodhur diçka, ai është personi që mund të gjejë prova,” tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat