Januzaj zëvendësues, Dortmundi humb

Sporti

Januzaj zëvendësues, Dortmundi humb

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 19:10

Dortmundit humbja nuk i prish kurrfarë pune, pasi që ka siguruar kualifikimin në të 16-ën e finales së Europa League. Skuadra gjermane dominoi ballafaqimin, por nuk i mjaftoi që të kthehet e pamposhtur nga Krasnodari i Rusisë. Dormundi u mposht me rezultat 1:0 nga Krasnodari, në takimin e xhiros së pestë të grupit C. Futbollisti i talentuar shqiptar, Adnan Januzaj, u aktivizua nga minuta e 68-të, por me gjithë përpjekjet nuk e nxorën një pikë. Mamaev në minutën e dytë nga penalltia ishte i saktë dhe me këto tri pikë së bashku me Dortmundin kualifikohen më tutje. Dortmund kryeson me 10 pikë, që përcillet nga Krasnodari po ashtu me 10 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat