Raikkonen: Objektivi ynë, gjithmonë të renditemi në vendet e para

Sporti

Raikkonen: Objektivi ynë, gjithmonë të renditemi në vendet e para

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 18:25

Në vigjilje është Çmimi i Madh i Abu Dhabit, i fundit për këtë sezon por te Ferrari kanë filluar që tani të mendojnë për vitin e ardhshëm. Të paktën këtë gjë la të kuptohet në konferencën e radhës për shtyp, piloti finlandez i kokëkuqes, Kimi Raikkonen. Vetëm dy herë është ngjitur në pod në vitin 2015 Ice Man pikërisht në Bahrein dhe Singapor, shumë pak për një pilot që në të shkuarën është shpallur kampion bote me Ferrarin.

” 2015-ta ishte një vit mesatar për ne. Këtë sezon bëmë më mirë se në 2014-n, por nuk arritëm asnjëherë atje ku dëshironim. Megjithatë kjo është pjesë e jetës, vitin e ardhshëm jam i sigurt se do të bëjmë hapa të mëdha përpara”.

Raikkonen shkon edhe më tej teksa shprehet se në 2016-n, Ferrari do të luftojë si i barabartë me Mercedesin.

” Objektivi ynë është gjithmonë të renditemi në vendet e para. Siç është shprehur edhe shefi i skuadrës Maurizzio Arrivabene, shpresojmë shumë që vitin e ardhshëm të garojmë si të barabartë me Mercedesin. Jam besimplotë për punën që po bëjmë drejtuesit e skuadrës dhe të jeni të sigurt që ndryshimet do të vihen re që në testet e para”.

Në këtë sezon Kimi Raikkonen pozicionohet në vendin e 5-t të klasifikimit në kuotën e 135 pikëve dhe në Yas Marina të Abu Dhabit do të kërkojë të parakalojë në renditje bashkëkombësin e tij Valteri Bottas që ka grumbulluar një pikë më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat