Reagon Flamurtari

Sporti

Reagon Flamurtari

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 18:11

Klubi i Flamurtarit të Vlorës ka reaguar përmes një deklarate për shtyp në lidhje me refuzimin që Kupa “Pavarësia” të zhvillohet në Vlorë, në edicionin e 7-të, sikurse kishte planifikuar FSHF-ja.

“Duke u nisur nga kushtet e këqija atmosferike, që janë aktualisht në qytetin tonë dhe parashikohen në ditët e ardhshme (reshje të dendura shiu), “Flamurtari Football Club” nuk mund të vendosë në dispozicion të FSHF-së ambientet e stadiumit “Flamurtari” për zhvillimin e aktivitetit të Kupës “Pavarësia”. Edicioni i 7-të i Kupës “Pavarësia” do të zhvillohet në qytetin e Durrësit. Arsyeja e vetme e këtij refuzimi është mosrrezikimi për dëmtimin e tapetit të ri.

“Flamurtari Football Club” ka vendosur në dispozicion të FSHF-së për zhvillimin e aktivitetit të gjitha ambientet e stadiumit dhe fushën sportive te “Pylli i Sodës” për luajtjen e ndeshjeve. Gjithashtu, “Flamurtari Football Club” ka marrë përsipër organizimin e gjithë aktivitetit, akomodimin dhe transportin e ekipeve që do të marrin pjesë në të.

Ferronikeli nga Drenasi e fitoi edicionin e vjetshëm të Kupës “Pavarësia” Kjo traditë nuk është prishur nga një vendim i Klubit të Futbollit “Flamurtari”, siç është shkruar në deklaratën e FSHF-së. Kupa “Pavarësia” është kërkuar të zhvillohet në qytetin e Vlorës dhe në përgjegjësi të plotë të “Flamurtari Football Club”. Përsa i përket çështjes së patriotizmit, nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë një deklaratë të tillë, nga kushdo qofshin ata,” – thuhet në njoftimin për shtyp të klubit vlonjat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat