San Antonio fiton super sfidën

Sporti

San Antonio fiton super sfidën

Nga: K.G. Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 16:42

Ekipi i San Antonisë me shumë vështirësi shënoi fitore me rezultat 88:83 në përballje me Dallasin. Treshja e basketbollistëve Kawhi Leonard (26 pikë), LaMarcus Aldridge (18) e Tony Parker (16) ishin protagonistët e kësaj fitore. San Antonio është në vend të dytë me 12 fitore e 3 humbje në Konferencën e Perëndimit të ligës NBA, kurse Dallasi është i 4-ti me 9 fitore e 7 humbje. Rezultatet e kësaj xhiroje janë: Charlotte-Washington 101:87, Orlando-New York 100:91, Boston-Philadelphia 84:80, Detroit-Miami 104:81, Toronto-Cleveland 103:99, Milwaukee-Sacramento 118:129, Houston-Memphis 93:102, Oklahoma City-Brooklyn 110:99, Minnesota-Atlanta 99:95, San Antonio-Dallas 88:83, Phoenix-New Orleans 114:120 dhe LA Clippers-Utah 91:102.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat