A po shqetësohet Bayerni për Guardiolën?

Sporti

A po shqetësohet Bayerni për Guardiolën?

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 16:24

Gjiganti gjerman, Bayerni nga Munihu, duket se nuk shqetësohet edhe aq fortë për trajnerin Pep Guardiola, të cilit i skadon kontrata në fund të këtij sezonit. Drejtori Ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinze Rummenigge, ka thënë se klubi nuk është i shqetësuar për të ardhmen e Guardiolës. “Kemi thënë gjithmonë se do të merrej një vendim në 2015-ën”, ka thënë Rummenigge për “Spiegel”. “E di se është vonë, kaq afër Krishtlindjes. Pas ndeshjes ndaj Hannover më 19 dhjetor, do të ulemi të bisedojmë dhe më pas do të bëjmë të ditur vendimin që do të merret. Nuk ka asnjeri në botë që nuk mund të zëvendësohet. Nuk jam aspak i shqetësuar. Nëse Guardiola do të largohet, jam i sigurt se do të gjejmë një trajner po aq të shkëlqyer. Duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Rummeninge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat