Ibrahimoviç: Jetova një ëndërr...

Sporti

Ibrahimoviç: Jetova një ëndërr...

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 16:17

Kampioni francez, PSG, është kualifikuar në të tetën e finales të Champions League. Parisienët do të zhvillojnë edhe një ndeshje në grupin A, ku me 8 dhjetor e presin Shakhtarin. Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç është i ngazëllyer me atmosferën në Malmo dhe për fitoren bindëse të skuadrës së tij me rezultat 5:0. Ai ka lavdëruar tifozët e Malmos, atje ku e nisi karrierën. “Unë jetova një ëndërr të mërkurën në mbrëmje, duke u rikthyer. Unë jam shumë i lumtur. Që nga fillimi, kam pasur një marrëdhënie të mrekullueshme mes tifozëve të Malmos dhe mua”, ka thënë Ibra, i cili realizoi gol në epërsinë 3:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat