Ja sa pikë fiton Nora Gjakova

Sporti

Ja sa pikë fiton Nora Gjakova

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 15:38

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, tregon se sa pikë ka fituar Nora Gjakova në turneun Grand Prix që u mbajt sot në Korenë e Jugut dhe analizon në pika të shkurtra luftën e Distria Krasniqit e Akil Gjakovës. “Garuan tre garuesit tanë dhe treguan luftëra të mira dhe e veçantë është që Distria garoj në kategori 48 kg. Ajo u ndalë në xhiron e dytë por luftoj mirë dhe heqja e kilogramëve, shpejt ndikoj që të mos ketë performancë të duhur dhe besoj që prej janarit do të jetë e gatshme për më tutje. Nora Gjakova fitoj luftën e parë kurse luftën e dytë humbi me një dënim për pasivitet, por mori 36 pikë dhe të hënën sipas pikëve do jetë brenda normës Olimpike, luftë kjo që zgjat deri me 1 qershor 2016. Akil Gjakova humbi nga Rusi Pulyaev por ishte i mirë dhe lufta ishte e barabartë”, tha Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat