Mourinho do që të eliminohet Arsenali

Sporti

Mourinho do që të eliminohet Arsenali

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 13:45

Skuadra e Arsenalit duhet të kërkojë kualifikimin në udhëtim ndaj Olympiakosit. Arsenali është në pozitë të pafavorshëm në grup dhe vetëm me fitoren me dy gola epërsi mund ta mënjanojë Olympiakosin, ndryshe rezultati baras e eliminon, ngase në Emirates kishte humbur me 3:2. Arsenali është në grupin F dhe në vend të tretë me 6 pikë, tri më pak se Olympiakosi i dyti.

Jose Mourinho, trajner i Chelseat, ka zbuluar se ai dëshiron që Arsenali të jetë skuadra e vetme angleze të mos kualifikohet për në fazën e eliminimit direkt të Championsit. “Unë dua gjithmonë që ekipet angleze të kualifikohen, së pari. Arsenal është në një grup me Olympiakos, ku një mik i fëmijërisë time është trajner i Olympiakos dhe do të ishte fantastike për karrierën e tij për të kaluar grupin”, tha Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat