Skënderbeu një marrëveshje bashkëpunimi me ekipin e Eto’os

Sporti

Skënderbeu një marrëveshje bashkëpunimi me ekipin e Eto’os

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 11:49

Udhëtimin drejt Turqisë, Skënderbeu e shfrytëzon edhe për çështje që pak kanë të bëjnë me fushën e lojës. Klubi korçar dhe turqit e Antalyaspor kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi për të ardhmen.

Përfaqësuesit e dy shoqërive janë takuar në Stamboll ku kanë firmosur edhe marrëveshjen që do t’i lidhë këto dy skuadra edhe më shumë në të ardhmen. Njoftimin e bën të ditur klubi kampion në një komunikatë zyrtare të publikuar në faqen e Facebook.

“Kjo darkë ishte e programuar prej kohësh me ftesen e homologëve turq. Jemi të lumtur t’iu njoftojmë se midis dy klubeve është arritur një marrëveshje bashkëpunimi për të ardhmen në të gjitha fushat“, theksohet në komunikatën që shoqërohet nga një foto mes presidentit Ardian Takaj dhe atij të Antalyaspor, Gultekin Gencer të cilët pozojnë me fanellën e sulmuesit Samuel Eto’o.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat