Ditë e keqe për xhudistet tona në Korenë e Jugut

Sporti

Ditë e keqe për xhudistet tona në Korenë e Jugut

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 10:42

Xhudistet e kombëtares së Kosovës e patën një ditë të keqe në Jeju të Koresë së Jugut. Distria Krasniqi (48 kg) dhe Nora Gjakova (57 kg) janë eliminuar nga gara Grand Prix në xhudo. Distria sfidën e parë e kaloi pa luftë ndaj Sze Ham Cheng nga Hong Kong, ndërsa në rrethin e dytë të grupit B u ballafaqua me garuesen nga Koreja e Jugut, Kyeong Bo Jeong dhe humb pas 4 minutave. Nora Gjakova nuk ishte në ditën e saj ani se e filloi furishëm rrethin e parë në grupin C, duke e deklasuar garuesen nga Filipinet, Rena Furukawa. Kjo luftë zgjati 1 minutë e 56 sekonda, ndërsa në rrethin tjetër është mënjanuar nga Viola Waechter e Gjermanisë. Nora luftoi, por humb pas 4 minutave dhe eliminohet nga turneu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat