Isco dënohet me dy ndeshje moslojë

Sporti

Isco dënohet me dy ndeshje moslojë

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 08:19

Po shtohen telashet për skuadrën madridlene.

Isco do të humbasë dy ndeshje të La Ligas shkaku i kartonit të kuq të marrë kundër Barcelonës.

Mesfushori i Real Madridit do të mungojë kundër Eibarit dhe Getafes pasi skuqjes me rastin e ndërhyrjes së ashpër ndaj Neymarit në minutat e fundit të ballafaqimit me Barcelonën.

Reali kishte pësuar humbje gjatë fundjavës së kaluar me rezultat të thellë prej 4-0 në kuadër të ligës elitare spanjolle, e cila kishte bërë që lëkundet karrigia e trajnerit, Rafael Benitez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat