Europa League, ja cilat skuadra presin të kualifikohen

Sporti

Europa League, ja cilat skuadra presin të kualifikohen

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 23:23

Europa League rikthehet me ndeshjet e raundit të pestë që ofrojnë shansin e kualifikimit për një numër të konsiderueshëm skuadrash. Deri më tani kanë prerë biletën Dortmundi, Molde, Napoli dhe Rapidi i Vienës, ndërsa pa shppresë matematikore janë Dinamo e Minsk dhe Groningen. Në Grupin A luhet Molde- Fenerbahce me norvegjezët që konfirmohen si të parët e grupit nëse evitojnë humbjen, ndërsa turqit me një fitore të kombinuar me barazimin në sfidën tjetër mes Celtic dhe Ajaxs. Si skocezët ashtu dhe Ajaxsi duhet të evitojnë me cdo kusht humbjen që i eleminon në rast suksesi të Fenerbahces.

Sioni kërkon kualifikimin në Grupin B, me një fitore ndaj Rubin Kazan që nëse humbet është i eleminuar, i mjafton një fitore për të siguruar avancimin edhe Liverpulit të Jurgen Klopp në përballjen me Bordeaux.

Në Grupin C ku ka siguruar biletën Dortmundi, Krasnodari mund ti bashkohet verdhezinjve me një fitopre pikërisht përballë gjermanëve, ndërsa Qabala kryqëzon gishtat për një disfatë të rusëve dhe një fitore të sajën ndaj Paokut të Ergys kaces për të mbajtur gjallë shpresat.

Rekord perfekt për Napolin me 4 fitore në Ggrupin D ku luftohet vetëm për vendin e dytë, shanset më të mëdha për ta arritur i ka Midtjylland që i duhet të fitojë në fushën e Legijas së Varshavës dhe Napoli të evitojë humbjen përballë Club Brugge.

Në Grupin E ka dy qartësu, Rapidi i kualifikuar dhe Dinamo e Minskut që ska më shanse, beteja reduktohet kështu mes Villarealit me 9 pikë dhe Viktoria Plzen me 3 pikë, për spanjollët mjafton që të evitojnë humbjen ndaj Rapidit për të siguruar kualifikimin.

Në Grupin F pret të festojë Braga që i duhet një fitore ndaj ndjekësve të Slovan Liberec, portugezëve në fakt mund ti mjaftojë edhe një barazim, por me kusht që Marseille të humbasë në ndeshjen tjetër me Groningen. Skuadra ceke ku luan dhe Herolind Shala për tu kualifikuar që këtë të enjte i duhet fitorja e kombinuar sërish me disfatën e Marseille.

Lazio mund të sigurojë kualifikimin në Grupin G, nëse eviton humbjen në shtëpi përballë Dnipro. Me fitore në sfidat përkatëse italianët dhe St-Étienne do të festonin kualifikimin e parakohëshëm. Rosenborg-u në anën tjetër eliminohet nëse nuk arrin të mposhtë St-Etienne.

Në Grupin H, atë të Skënderbeut, fitoret hapin dritën jeshile për të vazhduar më tej, për kryesuesit e Lokomotivës së Moskës dhe Beshiktashin ndjekës që pret kampionët e Shqipërisë. Për sa i përket Skënderbeut, një disfatë eventuale do të konfirmonte matematikisht eleminimin në grupe.

Në Grupin I shumë pranë kualifikimit Bazel dhe Fiorentina që vihen përballë njëri tjetrit, italianëve ju duhet fitorje ndërsa për skuadrën e Gashit e Taulant Xhakës mjafton edhe një barazim nëse barazojnë në takimin tjetër Belenenses dhe Lech Pozbnan.

Në Gruypin J Totenham duhet të fitojë në fushën e Qarabag ku luan Ansi Agolli, ndërsa mund të sigurojë kualifikimin edhe Monako me një sukses përballë Anderlechtit të Besnik Hasit.

Në Grupin K Schalke është pranë kualifikimit që e siguron duke mposhtor Apoelin, ndërsa suksesi i gjermanëve favorizon edhe Spartën e Pragës që në këtë mënyurë kualifikohet me një fitore ndaj grekëve të Asteras Trip-olis.

Në Grupin L, Athletic Bilbao kualifikohet edhe me një barazim në sfidën ndaj Augsburg, ndërkohë AZ Alkmaar rrezikon eliminimin nëse nuk mposht Partizanin e Beogradit. Në këtë grup gara është mjaft e vështirë, pasi në bazë të rezultateve matematika lejon që në fund të gjitha ekipet të kenë 9 pikë në renditje dhe dy të kualifikuarat do të përcaktohen prej ndeshjeve direkte dhe golavarazhit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat