Sergio Ramos do, t’i mungojë 7 ndeshje Realit

Sporti

Sergio Ramos do, t’i mungojë 7 ndeshje Realit

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 23:22

Lajme të këqija nga infermieria e Realit të Madridit. Sergio Ramos pritet t’u mungojë Sergio Ramos Los Blancos për të paktën shtatë ndeshjet e radhës për arsye dëmtimi. Bëhet fjalë për një problem në shpatull të cilin 29-vjecari e pësoi në përballjen me Shaktar Donjeck që më 15 Shtator. Mësohet se gjatë dy muajve të fundit për shkak të kalendarit me sfida të rëndësishme si me Paris Saint Germmain, Atletico e Madridit, Celta Vigon, Sevillan dhe Barcelonën Ramos ka sakrifikuar dukë përdorur injeksione kundër dhimbjes. Mjekët kanë vendosur që Ramos t’i nënshtrohet fazës së rikuperimit, që do ta mbajë jashtë skuadrës deri në fund të Dhjetorit. Gjithsesi, për momentin është përjashtuar mundësia e një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpatull.

Mendohet se Ramos, i cili nuk u grumbullua as për përballjen e Championsit me Shaktar Donjeck në transfertë, nuk do të jetë në dispozicion të Benitezit për sifdat me Eibar, Getafe, Villareal dhe Rayo Vallecano në Primera Division, me Malmoe në Champions dhe në përballjen e dyfishtë me Cadiz në Kupën e Mbretit. Krahasuar me kalendarin e vështirë të dy muajve të fundit, këto ndeshje konsiderohen të një shkalle më të ulët të vështirësisë. Mbrojtësi andaluzian, nëse gjithcka shkon sipas parashikimeve, mund të rikthehet në formacion ndaj Real Sociedadit, në sfidën e fundit të 2015-ës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat