Xhaka e Monchengladbach dhe PSG demoluan rivalët, Reali fiton 4:3!

Sporti

Xhaka e Monchengladbach dhe PSG demoluan rivalët, Reali fiton 4:3!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 22:42

Shqiptari Granit Xhaka asistoi në golin e parë të Monchengladbach, e cila në konak të vetin e mposhti me rezultat 4:2 Sevillën, në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit D të Champions League në futboll. Kapiteni Xhaka ishte prej më të angazhuarve dhe në minutën e 29-të pasimin e tij e shndërroi në gol Stindl dhe 1:0. Golat e tjerë i shënuan: Johnson (68'), Raffael (78') e Stindl (83') dhe për Sevillën: Vitolo (82') e Banega (90+1 - nga penalltia). Xhaka e Monchengladbach janë shumë afër kalimit në garat e Europa League, ngase pozicionohen në vend të tretë me 5 pikë, dy më shumë se i fundit, Sevilla. Xhaka luajti titullar dhe angazhimi i tij ishte i padiskutueshëm.

Reali shënoi fitore me rezultat 4:3 kundër Shakhtarit. Ata ishin në epërsi 0:4, por gati sa rrezikuan në fund fitoren, pasi ekipi ukrainas dëshmoi lojë të fortë në minutat e fundit. Madrilenët shfaqën lojë të mirë deri në minutën e 70-të pas asaj humbje turpëruese në kampionatin spanjoll me rezultat 4:0 nga Barcelona. Reali vazhdon serinë e pa humbjeve në Champions, ku ka 4 fitore e 1 barazim. Golat i realizuan për Realin: Ronaldo (18' e 90'), Modriç (50') e Carvajal (52') dhe për Shakhtarin: Teixeira (77'-nga penalltia e 88') e Dentinho (83').

Kampioni francez, PSG, me lehtësi fitoi me rezultat 5:0 ndaj ekipit suedez, Malmo. Parisienët dominuan sfidën dhe nuk hasën në ndonjë rezistencë të fuqishme të vendasve. Rabiot shënoi në minutën e 3-të, pastaj Di Maria (14' e 68'), Ibrahimoviç 50'), Lucas (82'). Malmo rastin më të mirë e pati në minutën e 50-të, por futbollisti Rosenberg dështoi nga penalltia. Reali është në krye të grupit A me 13 pikë, ndërsa PSG e ndjek në hap me 10 pikë. Manchester Utd nuk arriti fitore në takim me PSV-n, ku u ndanë baras 0:0 në takimin e luajtur në Old Trafford. Grupi B mbetet edhe më i paqartë, ngase Wolfsburg kryeson me 9 pikë, i ndjekur nga Manchester Utd (8) e PSV (7).

Nëntë ekipe e kanë siguruar kualifikimin për në të tetën e finales, shtatë ekipe tjera kanë mbetur të dihen në xhiron e fundit. Real Madridi, PSG, Atletico Madrid, Benfica, Juventus, Manchester City, Barcelona, Bayerni dhe Zenit kanë siguruar biletën për më tutje.

Grupi A
Malmo-PSG 0:5 (0:2)
Shakhtar-Real Madrid 3:4 (0:1)

Tabela

1. Real Madrid 5 4 1 0 13
2. PSG 5 3 1 1 10
3. Shakhtar 5 1 0 4 3
4. Malmo 5 1 0 4 3
Me 8 dhjetor, xhiroja e 6-të takohen: PSG-Shakhtar, Real Madrid-Malmo.

Grupi B
CSKA M.-Wolfsburg 0:2 (0:0)
Manchester Utd-PSV 0:0 (0:0)

Tabela
1. Wolfsburg 5 3 0 2 9
2. Manchester Utd 5 2 2 1 8
3. PSV 5 2 1 2 7
4. CSKA M. 5 1 1 3 4
Me 8 dhjetor, xhiroja e 6-të takohen: ëolfsburg-Manchester Utd, PSV-CSKA.

Grupi C
Astana-Benfica2:2 (2:1)
Atl. Madrid-Galatasaray 2:0 (1:0)

Tabela

1. Atl. Madrid 5 3 1 1 10
2. Benfica 3 1 1 10
3. Galatasaray 5 1 1 3 4
4. Astana 5 0 3 2 3
Me 8 dhjetor, xhiroja e 6-të takohen:Galatasaray-Astana, Benfica-Atletico Madrid.

Grupi D
Monchengladbach-Sevilla 4:2 (1:0)
Juventus-Manchester City 1:0 (1:0)

Tabela
1. Juventus 5 3 2 0 11
2. Manchester City 5 3 0 2 9
3. Monchengladbach 5 1 2 2 5
4. Sevilla 5 1 0 4 3
Me 8 dhjetor, xhiroja e 6-të takohen: Manchester City-Mönchengladbach, Sevilla-Juventus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat