PSG “çmenduri” për Ronaldon, i ofron më shumë se 500 mijë Euro në javë

Sporti

PSG “çmenduri” për Ronaldon, i ofron më shumë se 500 mijë Euro në javë

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 21:26

Pavarësisht deklaratave të menaxherit të tij, Jorge Mendes se Cristiano Ronaldo do të mbyllë karrierën te Reali i Madridit, gjasat më të mëdha janë që ylli portugez të largohet nga “Santiago Bernabeu”, verën e ardhshme. Manceshter United dhe Paris Saint Germain janë dy klubet që e dëshirojnë më tepër 3 herë fituesin e “Topit të Artë”, madje presidenti i kampionëve të Francës, Naser Al-Khelaifi është gati të bëjë një cmenduri financiare për të transferuar në “Parc Des Princes”, 30-vjecarin.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, e cila i referohet një burimi të të përditshmes angleze “Mirror”, Paris Saint Germain dëshiron me cdo kusht të marrë në gjirin e vet, Cristiano Ronaldon dhe është gati t’i ofrojë luzitanit një pagë faraonike prej më shumë se 500 mijë Eurosh në javë, shifër kjo e padëgjuar më parë në futboll. Ekzaktësisht parizienët i ofrojnë sulmuesit të Realit të Madridit plot 567 mijë Euro në javë.

Nëse lajmi që ka publikuar “Mirror” rezulton i vërtetë atëherë shanset e Manchester United për të firmosur me Ronaldon mund pakësohen së tepërmi. Trajneri i “Djajëve e Kuq”, Van Gaal e bëri të qartë se në merkaton e verës së ardhshme te United do të bëjnë cdo tentativë për të mundësuar rikthimin e CR7-s në “Old Trafford”. Lufta mes Manchesterit dhe Parisit ka nisur tashmë por duke parë edhe afrimitetin e tëpërt që pati Ronaldo me trajnerin e kryeqytetasve, Laurent Blanc dhe presidentin Naser Al-Khelaifi në përfundim të sfidës së Championsit mes Realit dhe Parisit mundësitë më të mëdha për të marrë shërbimet e 30-vjecarit i kanë kampionët e Francës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat