Hysaj po i befason të gjithë te Napoli (Foto)

Sporti

Hysaj po i befason të gjithë te Napoli (Foto)

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 20:11

Elseid Hysaj po zhvillon një sezon shumë të mirë me Napolin duke justifikuar besimin e trajnerit Maurizio Sarri që e mori me vete nga Empoli te napoletanët.
Lojtari ka luajtur të gjitha ndeshjet në Seria A deri më tani, plot 13, duke i nisur të gjitha nga minuta e parë, ndërsa vetëm në sfidën e barazuar 2-2 në shtëpi ndaj Sampdoria ai është zëvendësuar në minutën e 71-të.

Në atë ndeshje, Hysaj u aktivizua nga trajneri Sarri si mbrojtës i majtë, për shkak të dëmtimit të Goulam, ndërsa në krahun e djathtë ai nuk njeh rival duke lënë në stol Christian Maggion, që aktivizohet kryesisht në Ligën e Evropës, transmeton Sportal.

Vetëm portieri Pepe Reina dhe Raul Albiol i kanë luajtur të gjitha ndeshjet pa u zëvendësuar duke akumuluar nga 1170 minuta në fushën e blertë.

Direkt pas tyre është pikërisht Hysaj, që plotëson treshen e “mosketierëve” të Napolit, teksa për të ka pasur 1151 minuta në fushën e blertë si napoletan, duke lënë pas yjet e skuadrës Gonzalo Higuain e Marek Hamsik.

Gjatë këtyre 13 javëve, Hysaj është ndëshkuar dy herë me karton të verdhë, ndaj ish-ekipit të tij Empolit, dhe në sfidën e fundit që Napoli fitoi në transfertë ndaj Veronës.

Sfidën e radhës, Hysaj e luan ndaj ekipit të tij të preferuar në Itali, Interit, që do kërkojë ta rrëzojë nga kreu, sigurisht për tu ngjitur aty me Napolin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat