Hajrizi: E kemi ajkën e lojtarëve vendorë!

Sporti

Hajrizi: E kemi ajkën e lojtarëve vendorë!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 18:18

Ndeshje pas ndeshje shkëlqejnë dhe vargojnë fitoret në Sigal Uniqa Liga Ballkanike. Ky është klubi i basketbollit Peja që nuk njeh kundërshtarë dhe mban primatin në grupin B. Pejanët kanë një ekip kompakte dhe fakti më i mirë është se në katër ndeshjet e fundit kanë rreshtuar po aq fitore me përjashtim të humbjes në start të edicionit nga Bashkimi në Prizren. Verdhezinjtë të martën në mbrëmje shënuan fitore me rezultat 83:70 ndaj Bashkimit dhe njëherësh edhe iu hakmorën për humbjen në javën e parë. Drilon Hajrizi si gjithnjë në formë të mirë e udhëhoqi ekipin e tij drejt fitores së katërt dhe tani prin me 9 pikë në grup, duke lënë pas Teodon nga Mali i Zi dhe Bashkimin që kanë nga 7 pikë. Hajrizi shpjegon pse në dy çerekët e parë Peja u sfidua fortë nga prizrenasit.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat