Kelmendi, ushtrues detyre i kryetarit të Federatës Skitare

Sporti

Kelmendi, ushtrues detyre i kryetarit të Federatës Skitare

Nga: K.Goca Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 16:37

Zyra e Federatës së Skitarisë së Kosovës, bën të se zgjodhi ushtruesin e detyrës së kryetarit të Federatës së Skitarisë së Kosovës. “Ju njoftojmë se Federata Skitare e Kosovës në mbledhjen e Bordit të mbajtur me datë 24.11.2015, me shumice votash, zgjodhi si ushtrues detyre të kryetarit të Federatës Skitare të Kosovës, z. Milaim Kelmendi”, thuhet nga Federata. Duhet theksuar se Hajrush Demaj ka qenë me vite kryetar i federatës, por papritur ndërroi jetë me 31 tetor të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat