Presidenti i Juves përplaset në rrugë me ish-bashkëshorten

Sporti

Presidenti i Juves përplaset në rrugë me ish-bashkëshorten

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 15:11

Jeta sentimentale e Andrea Agnellit vazhdon të trazojë atë të Emma Winter. Presidenti i Juventusit u filmua disa javë më parë në shoqërinë e të dashurës së re turke, Deniz Akalin.

Ish bashkëshortja Winter, përflitej se ka bërë gati valixhet për t'u transferuar në Londër, por mesa duket diçka e tillë nuk ka ndodhur ende, raporton Albeu.

Ajo preferon të qëndrojë në Torino, madje në një mbrëmje i ka shkuar në shtëpi Presidentit të Juventusit për t'i kërkuar llogari në lidhje me atë që po ndodh.

Sipas revistës "Chi" në Itali, diskutimi i tyre po shkonte shumë mirë, ndërkohë që në fund ka pasur edhe zënka të vogla, siç duket edhe nga fotot e shpërndara sot nga mediat italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat