Hajvalia leksion ’89-shit

Sporti

Hajvalia leksion ’89-shit

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 14:52

Trepça nga Mitrovica pëson humbjen e pestë rresht ose është ndeshja e dhjetë që nuk ka shënuar fitore në elitën e futbollit. Skuadra e Hajvalisë shkëlqeu në Kizhnicë, duke i dhënë leksion me rezultat 3:0 ‘Trepçës ’89, në takimin e mbetur të javës së 16-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës. Futbollistët e Hajvalisë dhuruan një lojë të bukur për shikuesit dhe me tri pikë të fituara ngjiten në vend të tretë (27) dhe kanë tri më pak se vendi i parë, Feronikeli dhe se i dyti, Llapi.

Në minutën e 25-të, Hajvalia pas një aksionit të mirë kalon në epërsi falë golit të Shkëlqim Pacollit. Pas tre minutave, vendasit dyfishuan epërsinë. Mbrojtësi Liridon Leci shënon nga goditja e lirë. Nga minuta e 50-të, mitrovicasve iu komplikuan punët në fushë, pasi që Edmond Turku u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë. Hajvalia thellon fitoren. Veton Shabani me dinakërinë e tij harkon, ndërsa Liridon Leci shënon me kokë, që ishte edhe goli i dytë në këtë takim i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat