Muller mëton trofeun e Championsit

Sporti

Muller mëton trofeun e Championsit

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 13:40

Bayerni nga Munihu tani mendon për sfidat e ardhshme, pasi që ka siguruar biletën për në të tetën e finales së Champions League. Sulmuesi i Bayernit, Thomas Muller, autor i golit të fitores bindëse me rezultat 4:0 ndaj Olympiakosit, shprehet se i kanë të gjitha mundësitë që ta fitojnë edhe Champions Leaguen. “Kemi për të vazhduar tutje dhe duke mos u dorëzuar si një ekip i bashkuar. Kjo që kemi bërë është ajo që kemi pritur ne si dhe tifozët tanë. Në Champions kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe me shumë vështirësi, mirëpo ne duam që ta fitojmë këtë trofe”, ka thënë Muller.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat