Guardiolën nuk e kënaq loja e futbollistëve të tij

Sporti

Guardiolën nuk e kënaq loja e futbollistëve të tij

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 12:19

Bayerni nga Munihu po tregon përformancë të jashtëzakonshme dhe deklason një nga një rivalët. Skuadra bavareze me rezultat 4:0 gjunjëzoi Olympiakosin, në takimin e xhiros së pestë të grupit F të Champions League. Trajnerin e Bayernit, Pep Guardiola, nuk e kënaq edhe kjo fitore bindëse, duke thënë: “Jam shumë i lumtur. Tani ne kemi të siguruar Champions League deri në shkurt, jemi rehat. Lojtarët kanë një mentalitet të madh, por ne nuk ishim të përsosur me topin, kemi humbur shumë topa të lehtë”. Bayerni është në krye të grupit me 12 pikë, duke siguruar kualifikimin në të tetën e finales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat