Josa: Me Besiktasin të mos kemi probleme...

Sporti

Josa: Me Besiktasin të mos kemi probleme...

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 11:45

Skënderbeu ka fluturuar mbrëmë drejt Stambollit, për t’u përgatitur për ndeshjen e 5-të në fazën e grupeve të Europa League, kundër Besiktasit. Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa, u shpreh: “Përpara kemi Besiktasin, ndaj të cilit do të luajmë në Stamboll. Unë, normalisht, nuk po mendoj për sfidën me Tiranën. Normal që është një duel shumë i fortë për ne, sepse luajmë në fushën e bardhebluve. Llogaritë jemi mësuar t’i bëjmë direkt për ndeshjen e radhës. Uroj që në ndeshjen me Besiktasin të mos kemi probleme, që mund të na kushtojnë mungesa ndaj Tiranës”.

I pyetur mbi ndikimin që ka te kampionët pjesëmarrja njëherësh në tri kompeticione, kampionat, Kupën e Shqipërisë dhe Europa League, Josa e pranon lodhjen e pashmangshme: “Duhet kontingjent më i madh lojtarësh për të përballuar këtë intensitet ndeshjesh dhe ngarkesa që kemi ne. Megjithatë, jemi të gatshëm të vazhdojmë me dinjitet garën europiane. Kam lojtarë që mund t’i vendos në pozicione të ndryshme, duke alternuar edhe formacionet. Këto gjëra i kalojnë të gjitha skuadrat që luajnë në dy ose tre kompeticione”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat