Astana-S. Prishtina, si finale

Sporti

Astana-S. Prishtina, si finale

Nga: Kemajl Goca Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 10:37

Sigal Prishtina kërkon vetëm fitoren në Kazakistan ndaj ekipit të Astanës, sepse ndryshe mund të humb gjasat për vend të dytë në grupin K të FIBA Europe Cup në basketboll. Astana-Sigal Prishtina është dhe sikur finale, sepse si njërës palë po ashtu edhe tjetrës i duhet fitorja. Kjo është ndeshja e xhiros së pestë dhe luhet sot në orën 14.00 sipas kohës tonë. Basketbollisti Dardan Berisha me bashkëlojtarë do të bëjnë që është e mundur për të fituar. Prishtina një herë është takuar me Astanën dhe ka fituar me rezultat 75:73, në takimin e luajtur në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat