16 fitore: Warriors prish rekordin e NBA

Sporti

16 fitore: Warriors prish rekordin e NBA

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 10:22

Ekipi nga Kalifornia, Golden State Warriors ka prishur rekordin e fillimit të NBA, me 16 fitore rresht, ku këtë rekord e mbanin më parë Washington Capitals (1948/49) dhe Houston Rockets (1993/94). Ata kanë mundësi që ta thellojnë rekordin në ndeshjet vijuese. Warriors fitoi kundër Los Angelos Lakers të Kobe Bryant me rezultat të thellë 111:77.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Stefan Curry me 24 pikë. Për legjendën e basketbollit, Kobe Bryant, ishte ndeshja më negative në karrierën e tij 20 vjeçare duke shënuar vetëm njëherë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat