Ancelotti: Zidane mund t'a drejtoj Realin

Sporti

Ancelotti: Zidane mund t'a drejtoj Realin

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 08:04

Derisa presioni po vazhdon të rritet tek Rafael Benitez, ish-trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti insiston se Zinedine Zidane është i gatshëm që t'a drejtoj klubin madrilen.

Zidane, i cili aktualisht është trajner i të rinjëve të Real Madridit e ka distancuar veten nga kjo detyrë, mirëpo Ancelotti beson tek aftësitë e francezit.

''Zidane ka pasur një karrierë të bujshme si futbollist dhe ai është duke u përgaditur mirë për t'u bërë trajner. Ai i ka të gjitha aftësitë që të bëhet një trajner i suksesshëm''.

''Në të ardhmen ai mund të jetë trajner i Real Madridit apo ndonjë top-klubi tjetër. A mund t'a drejtoj Real Madridin Zidane tani? Mendoj që po'', tha Ancelotti për RMC Sport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat