Muller lë pas Messin e Ronaldon (Foto)

Sporti

Muller lë pas Messin e Ronaldon (Foto)

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 07:37

Bayern Munichu ka arritur fitore kundër Olympiakosit të martën në mbrëmje me rezultat 4-0.

Me këtë fitore bavarezët siguruan fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, ndërsa Thomas Muller mundi Lionel Messin, Cristiano Ronaldon dhe Raulin, duke vendosur një rekord të ri.

Muller shënoi golin e tretë ndaj Olympiakosit dhe u bë lojtari më i ri që shijon 50 fitore në garën më të madhe evropiane.

Përveç anësorit gjerman, për klubin e drejtuar nga Pep Guardiola shënuan edhe Douglas Costa, Robert Lewandowski dhe Kingsley Coman.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat