Arlind Ajeti nënshkruan për Frosinone

Sporti

Arlind Ajeti nënshkruan për Frosinone

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 00:31

Një lajm i mirë vjen për tifozët shqiptarë, pasi mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, 22, prej tani do ketë ekipën e tij në Seria A të Italisë.

Ish lojtari i Bazelit, kishte kohë që i kishte mbaruar kontrata dhe nuk aktivizohej me asnjë klub, ndërsa tani do ketë mundësi që krahas ndeshjeve të kombëtares të luajë edhe ndeshja tjera. Ai është kërkuar nga trajneri Daniel Pavlovic, ish trajner në ekipën zvicerane Grasshoppers.

Kontrata e tij është shtatë mujore, ndërsa në rast të qëndrimit në Seria A të Frisonone 1928, kontrata shtohet automatikisht për dy vjet./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat