Tirana, Smajli 20 ditë jashtë fushave

Sporti

Tirana, Smajli 20 ditë jashtë fushave

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 23:43

Tirana nuk gjen paqe nga dëmtimet. Pas rikuperimit të disa elementëve të rëndësishëm të grupit bardheblu, një prej lojtarëve që është aktivizuar në vazhdmësi gjatë këtij sezoni, duhet të qëndrojë jashtë fushave për rreth 20 ditë. Bëhet fjalë për mbrojtësin Dritan Smajli, i cili ka kryer një kontroll të detajuar dhe sipas deklaratës zyrtare të klubit, ai vuan nga një terheqje muskulore dhe faza e rikuperimit do të zgjasë rreth 3 javë.

Në njoftimin e publikuar në faqen e internetit të klubit bardheblu, Smajli do të ndjekë terapi intensive për të rikuperuar dëmtimin dhe më pas do të rikthehet pranë skuadrës. Dëmtimi i mbrojtësit vjen në një moment delikat për Tiranën që ka një kalendar të ngjeshur mes kampionatit dhe Kupës gjatë javëve në vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat