Mendes: Ronaldo e mbyll karrierën te Reali

Sporti

Mendes: Ronaldo e mbyll karrierën te Reali

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 23:38

“Cristiano Ronaldo do ta mbyllë karrierën te Reali“. Këto janë fjalët e Jorge Mendes-it, menaxherit të sulmuesit portugez, që ul entuziasmin e klubeve të mëdha europiane si Manchester United dhe Paris Saint-Germain, të gatshëm për të investuar shuma të mëdha për të siguruar shërbimet e 30-vjecarit. Pavarësisht situatës së krijuar te “Los Blancos” pas humbjes turpëruese në “El Clasico” dhe zërave për ftohje të marrëdhënieve mes Ronaldos dhe Benitez si dhe mbështetjes që presidenti Perez i dha trajnerit, Mendes shprehet se klienti i tij nuk do të lëvizë nga Madridi në fund të sezonit.

Mirëpo në Angli këmbëngulin se Van Gaal po ushqen gjithnjë e më shumë idenë për një rikthim të mundshëm të CR7 në “Old Trafford”, madje për këtë qëllim në lojë për të bindur futbollistin është futur edhe Sir Alex Ferguson.

Trajneri holandez të Shtunën e kaluar e pranoi se Man. United ka shpresa reale për të arritur te futbollisti luzitan, i cili ka qenë pjesë e “Djajve të Kuq” nga viti 2003 deri më 2009-ën.

Është fakt që Ronaldo po kalon ndoshta sezonin e tij më të dobët me Realin e Madridit, teksa ka shënuar 13 gola në 16 ndeshje ku është aktivizuar githsej. Pakënaqëistë e tij ndaj Benitezit, i cili mori pushtet të plotë nga Perez edhe pas disfatës së rëndë me Barcelonën mund ta shtyjnë të kërkojë divorcin me Los Blancos që verën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat