Barcelona "bombardon" Romën, Bayerni shkeli Olympiakosin

Sporti

Barcelona "bombardon" Romën, Bayerni shkeli Olympiakosin

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 22:38

Barcelona pa fije respekti për Romën, duke e demoluar me rezultat 6:1. Humbje rëndë për Romën e cila e ka vështirësuar goxha shumë çështjen e kualifikimit. Dyshja Lionel Messi e Luis Suarez ishin si lokomotivë, duke shkatërruar çdo gjë që kishin para vetes.

Futbollistët Suarez (15' e 44'), Messi (18' e 66'), Pique (56') e Correia (77') shënuan për fitoren bindëse te kampionit të Europës dhe Dzeko (90+1') për Romën.

Në këtë ndeshje u humbën edhe dy penallti, Neymar dështoi në minutën e 77-të dhe Dzeko i pasaktë në minutën e 82-të.

Barcelona kryeson me 13 pikë në grupin E në Champions League, ndërsa Roma bie në vend të tretë me 5 pikë.

Roma pësoi humbjen më të rëndë në këtë edicion, ndërsa Barcelona dominoi lojën pa vështirësi. Bayerni Munihu nuk falë askënd dhe shënoi edhe një fitore. Bavarezët e shkatërruan me rezultat 4:0 Olympiakosin.

Bayerni fare nuk e ka ndie mungesën e një futbollistit në fushë, kur Badstuber u përjashtua me karton të kuq në minutën e 53-të. Arsyeja e përjashtimit të tij ishte se e pengojë lojtarin e fundit të rivalit.

Për Bayernin shënuan: Costa (8'), Lewandowski (16'), Muller (20'), Coman (70'). Shqiptari Pajtim Kasami u paraqit deri në minutën e 67-të për Olympiakosin. Arsenali shënoi fitore të madhe me rezultat 3:0 kundër Dinamo nga Zagrebit dhe futet në luftë për vend të dytë. "Topçnjtë" luajtën shumë më mirë dhe triumfuan me golat e Ozil (29') e Sanchez (33' e 69'). Chelsea importoi tri pikë domethënëse nga Tel Avivi, duke e mposhtur me rezultat 4:0 Maccabin. Cahill (20'), Willian (73'), Oscar (77') e Baba (90+1')realizuan për Chelsean.

Grupi E
BATE-Bayer 1:1 (1:0)
Barcelona-Roma 6:1 (3:0)

Tabela
1. Barcelona 5 4 1 0 13
2. Bayer 5 1 2 2 5
3. Roma 5 1 2 2 5
4. BATE 5 1 1 3 4

Në xhiron e 6-të, me 9 dhjetor takohen: Bayer-Barcelona dhe Roma-BATE.

Grupi F
Arsenal-Dinamo ZG 3:0 (2:0)
Bayern-Olympiakos 4:0 (3:0)

Tabela
1. Bayern 5 4 0 1 12
2. Olympiakos 5 3 0 2 9
3. Arsenal 5 2 0 3 6
4. Dinamo ZG 5 1 0 4 3
Në xhiron e 6-të, me 9 dhjetor takohen:Dinamo ZG-Bayern-Olympiakos-Arsenali.

Grupi G
Maccabi T.-Chelsea 0:4 (0:1)
Porto-Dynamo K. 0:2 (0:1)

Tabela
1. Chelsea 5 3 1 1 10
2. Porto 5 3 1 1 10
3. Dynamo K. 5 2 2 1 8
4. Maccabi 5 0 0 5 0
Në xhiron e 6-të, me 9 dhjetor takohen:Dynamo-Maccabi dhe Chelsea-Porto.

Grupi H
Zenit-Valencia 2:0 (1:0)
Lyon-Gent 1:2 (1:1)

Tabela

1. Zenit 5 5 0 0 15
2. Gent 5 2 1 2 7
3. Valencia 5 2 0 3 6
4. Lyon 5 0 1 4 1
Në xhiron e 6-të, me 9 dhjetor takohen:Valencia-Lyon dhe Gent-Zenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat