Peja gjunjëzoi Bashkimin, nuk e lëshon kreun

Sporti

Peja gjunjëzoi Bashkimin, nuk e lëshon kreun

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 21:23

Peja e ruan kryesimin në Sigal Uniqa Liga Ballkanike në basketboll. Pejanët shënuan fitoren e katërt radhazi, këtë herë e mposhtën me rezultat 83:70 (19:17, 18:24, 27:12, 19:17) Bashkimin nga Prizreni, në takimin e xhiros së pestë të grupit B.

Verdhezinjtë iu revanshuan prizrenasve për humbjen (82:73) në hapje të edicionit në Ligën Ballkanike. Çereku i parë u karakterizua me rivalitet e me rezultat të ngushtë. Të dyja ekipet luajtën me një kujdes, kur Peja ishte në epërsi me dy pikë (19:17) në minutën e 10-të. Çereku i dytë i takoi prizrenasve.

Basketbollistët e Bashkimit patën një dhjetëminutësh të mirë dhe kaluan në epërsi edhe me katër pikë (37:41) në minutë e 20-të. Peja shkëlqeu në çerekun e tretë, kur bëri kthesë në rezultat dhe që rezultoi edhe me fitore. Bashkimi nuk ishte në element sikur në dy çerekët e parë dhe iu bie përqendrimi, të cilën e shfrytëzuan me mençuri vendasit.

Basketbollisti Drilon Hajrizi me 18 pikë të shënuara, i ndihmuar edhe nga Burwell (16), Muldrow (14) e Davis (12), ishin të pandalshëm për mbrojtjen kundërshtare. Në minutën e 28-të rezultati 57:50 për Pejën, epërsi që u thellua në 13 pikë (66:53) nëntë minuta pa përfunduar takimi.

Peja triumfoi me rezultat 83:70 dhe kryeson me 9 pikë, kurse Teodo nga Tivati e Bashkimi ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 7 pikë.

Te Bashkimi Bussey u veçua me 20 pikë dhe Jones me 16 sosh.

Peja-Bashkimi 83:70

Palestra e Sportit "Karagaçi", Pejë.
Shikues: 2.000.
Gjyqtarë: A. Milojeviq, Z. Mitrovski, A. Ferevski.
Peja: Veseli 10, Hajrizi 18, S. Zekiqi 1, Muldrow 14, Burwell 16, F. Rugova 6, Grapci 6, Hajdari, Davis 12, Kovaçi, B. Zekiqi dhe Mekaj.
Bashkimi: Bussey 20, Waller 9, G. Rugova 11, Shima 6, Jones 16, Tahiri, Tolaj, Shehu, Biraj 2, Balluku dhe Abu 6.

Grupi B

Peja-Bashkimi 83:70
Teodo-Llovçeni 81:63

Tabela
1. Peja 5 4 1 9
2. Teodo 4 3 1 7
3. Bashkimi 5 2 4 7
4. Levski 3 2 1 5
5. Llovçeni 5 0 5 5

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat