Abrashi ua kthen zviceranëve: I dua në grup, i njohim mirë dhe i mposhtim (Foto/Video)

Sporti

Abrashi ua kthen zviceranëve: I dua në grup, i njohim mirë dhe i mposhtim (Foto/Video)

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 19:01

Ditë më parë lojtarët e Përfaqësueses së Zvicrës kërkuan Kombëtaren shqiptare në grup të Kampionatit Evropian ‘Francë 2016’.
Një ish-lojtar i Përfaqësueses së Zvicrës, tani një lider në mesfushën e Shqipërisë, Amir Abrashi ua ka kthyer shokëve të tij zviceran, duke treguar se i do në grup.

Në një intervistë për mediat vendore, djaloshi nga Gjakova flet për grupin e mundshëm të Shqipërisë, lojtarët Zviceran si dhe për momentet fantastike që po i kalon në Freiburg.

“Do të dëshiroja shumë që të jemi në grup me Zvicrën, pasi kam shumë shokë aty si shqiptarë ashtu edhe zviceran”.

“Natyrisht nëse do ta kemi Zvicrën në grup do të kemi shans t’i mposhtim, pasi i njohim mirë të gjithë lojtarët e Zvicrës”, thotë Abrashi.

“Nga vazo e parë do ta dëshiroja Gjermaninë, ndërsa në vazon e tretë e dua Poloninë”

“Arsyeja që dua të jemi në një grup të fortë është se nuk i frikësohemi askujt, pasi kemi ditur t’i mposhtim skuadrat e mëdha dhe në Francë shkojmë pa frikë, për të luajtur lojën tonë dhe për të bërë gjëra të mëdha”, vazhdon tutje mesfushori shqiptar.

Tutja 25-vjeçari flet edhe për momentet e tij të mira me Freiburgun, duke treguar se synojnë vazhdimësinë e formës së mirë që po e kalojnë.

“Kemi arritur një fitore shumë të madhe ndaj Paderbonit dhe jemi në pozitën e parë. Shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm edhe pse Bundesliga 2 është shumë e vështirë”, deklaroi Abrashi duke u përgjigjur edhe në pyetjen se si po arrin të shënoj gola kur është mesfushor qendror.

“Çdo ndeshje po kam shanse të mira të shënuar, kam mundur të shënoj edhe më shumë gola por besoj që në ndeshjet e radhës do t’ia dalë të shënoj përsëri”, përfundoi Abrashi.

Ish-anëtari i Grasshopperit, ka arritur që këtë edicion me Freiburgun në Bundesliga 2 të shënoj tre gola, ndërsa ka qenë edhe asistues në katër të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat