Skenderaj eliminohet nga garat europiane

Sporti

Skenderaj eliminohet nga garat europiane

Nga: K.Goca Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 18:04

KV Skenderaj eliminohet nga garat europiane (Challenge Cup) në volejboll -femrat. Ato në ndeshjen e kthimit humbën me rezultat 3:0 (në sete 16:25, 21:25, 23:25) nga ekipi izraelit, Hapoel Kfar-Saba. Edhe takimin e parë skenderajaset e patën humb me 3:0, por kësaj radhe treguan lojë më të mirë. Ballafaqimi u zhvilluan në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, ku ishin rreth 500 shikues. Skenderaj u paraqit me këto volejbolliste: Shabani, B. Kadriu, Z. Kadriu, Behramaj, A. Geci, Goxhuli, Gashi, Tahiri,Behrami, Deliu e Matoshi, ndërsa Hapoel: Minami, Barabanshchikova, Devash, Jaloba, Ferreira, Lander, Velikierez, Kashtan, Ben-Haim, Shebotarov e Zur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat