Button: Kemi përpara një dimër të gjatë

Sporti

Button: Kemi përpara një dimër të gjatë

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 17:23

Me 29 nëntor merr fund edicioni i sivjetshëm në Formula 1. Ndërkaq, McLaren Honda ka mundësi të ballafaqohet me disa vështirësi. Ish-kampioni i botës, Jenson Button, anëtar i McLaren, ka thënë se e dinin që kampionati i këtij viti do të ishte problematik për ta. “Garat e fundit në mënyrë të veçantë ishin shumë të vështira. Do të ishte mirë që të kishim një makinë të një besueshmërie më të lartë dhe ne po përpiqemi që të përmirësohemi në këtë aspekt për vitin tjetër, pasi viti 2015 për ne ishte më shumë një periudhë testimesh. Gjithsesi, kemi përpara një dimër të gjatë dhe të vështirë për punën tonë në synimin për t'u kthyer në majat më të larta të Formulës 1”, tha Button.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat