Gati për kupën ‘Pavarësia’

Sporti

Gati për kupën ‘Pavarësia’

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 16:37

Të shtunën e fundjavës (më 28 nëntor), në qytetin e Vlorës, Federata Shqiptare e Futbollit, do të organizojë Kupës “Pavarësia”. Është edicioni i shtatë, i këtij eventi të rëndësishëm, i cili ka hyrë në kalendarin e eventeve të FSHF. Kupa “Pavarësia”, do të organizohet me pjesëmarrjen e katër skuadrave. Ato janë “Flamurtari” i Vlorës, “Shkëndija” e Tetovës, ”Ferronikeli” i Drenasit dhe “Otrant” e Ulqinit. Si gjithmonë organizatorët janë kujdesur, për të patur skuadra nga të gjitha trojet shqiptare. Kupa do të zhvillohet si gjithmonë në stadiumin “Flamurtari” dhe do të nisë në orën 12.00. Tre ndeshjet që do të luhen për të shpallur fituesin e trofeut, do të jenë nga 45 minuta sejcila. Shorti për këto takime, sipas traditës hidhet një ditë më përpara, në darkën zyrtare që organizojnë mikpritësit e aktivitetit. Pas përfundimit të aktivitetit, do të organizohet edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut dhe medaljeve të aktivitetit. Vjet, në edicionin e 6 të Kupës “Pavarësia”, fituese u shpall skuadra e “Ferronikelit” të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat