Shqiponja ballafaqohet me lideren spanjolle

Sporti

Shqiponja ballafaqohet me lideren spanjolle

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 14:55

Ekipi i Shqiponjës nga Gjakova ka qenë i pafat në short, pasi që do të ballafaqohet me një super ekip të fortë spanjolle, Rocasa Gran Canaria ACE, ndeshje e vlefshme e rrethit të katërt të Challenge Cup në hendboll (femrat). Shqiponja për të arritur deri te ky rreth eliminoi Pelisterin nga Manastiri, por tani ka punë jashtëzakonisht të vështirë me spanjollet. Rocasa Gran Canaria është dominuese në kampionatin spanjoll, e cila për 10 ndeshje ka 10 fitore rresht dhe ka katër pikë më shumë se i dyti, Bera - Bera. Për ekipin gjakovare është një ndeshje e mirë po ashtu edhe një përvojë, pasi tash për tash është në rangun më të lartë.

Ndeshja e parë do të zhvillohet me 9-10 janar në Gjakovë, e kthimit pas një jave (16-17 janar).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat