Balague: Këta dy do të largohen nga Real Madrid

Sporti

Balague: Këta dy do të largohen nga Real Madrid

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 14:12

Guillem Balague, ekspert i futbollit spanjoll në “Sky Sports”, beson se Cristiano Ronaldo dhe Rafael Benitez do të largohen nga Real Madrid.

Cristiano Ronaldo dhe Rafael Benitez nuk do të jenë në Real Madrid në sezonin e ardhshëm, sipas ekspertit të futbollit spanjoll në “Sky Sports”, Guillem Balague.

“Nuk e shoh Rafan në klub në sezonin e ri”, tha ai.

“Sa i përket Ronaldos, e kemi thënë shumë herë më parë se është një strategji për të që të shkojë në një tjetër klub në sezonin e ardhshëm”, shtoi Balague.

“Shumë qartë, Real Madrid është duke u munduar që të duket sikur ai dëshiron të largohet, se ai e meriton të largohet. Por, Florentino duhet t’i dëgjojë tifozët. Ai dëshiron të mbledh mendime”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat