Ibra shpreson që ta fitojnë Championsin

Sporti

Ibra shpreson që ta fitojnë Championsin

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 12:55

Zlatan Ibrahimoviç, sulmues i kampionit në fuqi francez, PSG, është optimist i madh se me skuadrën e tij mund ta fitojnë garën më prestigjioze, Champions League. PSG është në grupin A dhe mban vendin e dytë me 7 pikë, ku i duhet nesër fitorja si mysafir i Malmos dhe ta sigurojë vizën për në të tetën e finales. “Ne jemi shumë më mirë se vitin e kaluar, kështu që ne kemi një rast të mirë për të fituar Champions League. Kjo nuk do të thotë se ne do ta fitojmë, por ne kemi një ekip të madh që është përmirësuar shumë nga viti i kaluar”, ka thënë Ibrahimoviç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat